Një mesazh nga Drejtorja Ekzekutive e Albanian Policy Center Znj. Edith Harxhi

foto-9-1024x631Albanian Policy Center është një think tank i krijuar në dhjetor 2013, nga një grup të rinjsh intelektual të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e diskursit politik dhe shoqëror në vend dhe rajon. Ky think tank harton politika dhe bën analiza, kërkime shkencore dhe “policy papers” ose sic quhet në shqip “analiza politike” në lidhje me ekonominë, politikën e brendshme, të jashtme, Kosovën, Maqedoninë dhe rajonin tonë, cështje të sigurisë, dhe integrimit .

Ky think –tank i cili është një “qendër mendimi politik” edhe pse me një përqasje konservatore (sipas modelit kontinental), hap në Shqipëri, një diskurs të ri politik, kolokiumin konservator si një risi në skenën akademike dhe politike shqiptare. Ky kolokium ka për bazë në rradhë të parë komunikimin, rrahjen e mendimeve dhe ideve, dialogun politik dhe aspak ndarjen mbi bazë ideologjike, por pranimin e përballësit politik si një institucion apo individ me një pikpamje dhe vizion tjetër politik, nga ku mund të lindin ide, strategji dhe përqasje të përbashkëta në favor të interesit kombëtar, integrimit si dhe zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.

Shtyllat ku bazohet aktiviteti i kësaj Qëndre Mendimi Politik janë:

“Ekonomia e tregut dhe sipërmarrja e lirë, taksa të ulëta dhe privatizim të ekonomisë, gjithëcka bazuar në konceptin “laissez fair”; ndërhyrja sa më e vogël e shtetit në çështje të individit; një qeveri sa më e vogël dhe reformatore; shteti i së drejtës, respektimi kushtetutës dhe e drejta mbi pronën; kombi dhe siguria kombëtare, integrimi euro-atlantik, ruajtja dhe mbrojtja e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare, si dhe kthimi tek vlerat, etika dhe familja”.

Në aspektin e mendimit politik

Ajo cfar na bashkon të gjithëve të djathtë apo të majtë, konservatorë/ liberalë/ social liberalë apo progresistë, është vetëm një fjalë “Liria” e mbi këtë fjalë ne bazojmë gjithëcka në këto 23 vitet e fundit, ndërsa Kosova bazon gjithëcka në 15 vitet e fundit.

Ne Konservatorët mendojmë se Liria është gjithëcka, nis nga individi, vazhdon tek prona, më pas tek tregu, garantohet nga shteti dhe përfundon përsëri tek individi;

Social Liberalët mendojnë se Liria nis nga individi por se tregu dhe ekonomia kanë nevojë për më pak liri, sepse shteti drejton punët e individit, ekonominë dhe tregun, shteti krijon mundësi dhe zgjidhë problemet e individit, dhe në fund gjithëcka ndahet në mënyrë të barabartë.

E keshtu debati filozofik vazhdon, dhe ky debat ka shumë rëndësi për një vend si Shqipëria, duke pasur parasysh se demokracitë më të mëdha të botës e kanë arritur atë nivel demokracie dhe pjekurie politike pasi e kanë nisur këtë debat 300 vjet më parë dhe ende vazhdojnë edhe sot të bazojnë politikën e përditshme mbi këtë debat filozofik politik. E kështu edhe në Shqipëri ky debat është i nevojshëm pasi pikërisht ky debat filozofik dhe kjo përballje vizionesh do të gjenerojë më së shumti konsensus dhe dialog e në fund do të triumfojë Liria, Demokracia dhe Zhvillimi.

Pikërisht ky kolokium do të vazhdojë mbi baza filozofike dhe paraqitje vizioni si një mundësi e mirë për të nisur një debat politik me përballje vizionesh dhe parimesh politike ku bazohet qeverisja e vogël dhe kryhen reformat, mbahet dhe zhvillohet ekonomia e lirë dhe përjetësohet liria e individit, mbrohet kushtetuta dhe institucionet, arrihet dhe prodhohet siguri, e kështu vendi integrohet, populli zhvillohet dhe kombi njehësohet.

Kjo qendër mendimi politik ka gjithashtu edhe dy misione të tjera: të krijojë një elitë të re politike, sociale dhe ekonomike duke afruar pranë vetes të rinj shqiptar të cilët duan të zhvillojnë më tej kapacitetet e tyre analitike, hulumtuese, akademike, politike, lobuese dhe shkencore, të cilët jetojnë brenda apo jashtë vendit, duke ju krijuar një mundësi për të thënë fjalën e tyre ose të bëjnë dicka për vendin në të mirë të zhvillimit të një shoqërie të shëndetshme dhe në perfeksionimin e demokracisë në vend, demokraci bazat e të cilës i hodhëm shëndetshëm në vitin 1991 dhe që duhet tu rikthehemi përsëri vlerave të vërteta për tu zhvilluar vetë dhe për tu treguar partnerëve se jemi të gatshëm dhe të denjë të jemi krah tyre të pakompleksuar dhe kokë-lart.

Gjithashtu kjo qendër e mendimit politik synon që këtë diskurs ta shtrijë në vende të tjera shqip-folëse apo edhe më gjerë në rajon dhe të kthehet më tej në një qendër rajonale mendimi politik dhe analitik.

Kjo qendër hapet në përvjetorin e 5-të të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe i dedikohet Lirisë, Sigurisë, Zhvillimit dhe Integrimit.
Pesë vjet më parë ne u bëmë anëtarë me të drejta të barabarta të aleancës më të fortë, më demokratike dhe më solide të njerëzimit –NATO- për të cilën ne ndihemi shumë krenarë që rreshtohemi në të përkrah aleatëve tonë si dhe partnerit tonë strategjik SHBA dhe gjithë kombeve të tjera liridashëse me të cilat ndajmë vlera të njëjta.

Por hapja e Albanian Policy Center koincidon edhe me hyrjen në fuqi të marreveshjes së Stabilizim Associimit me Bashkimin Europian. Ne në Shqiperi do të kishim dashur që tani të kishim nënshkruar edhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe të mos linim vetëm në rrugëtimin e saj të suksesshëm Kroacinë, por pikërisht për asye se ne jemi ende në kërkim të normave dhe vlerave demokratike dhe se ende nuk jemi shkëputur përfundimisht nga e kaluara jonë e përvuajtur, mbetemi “në dhomën e pritjes së BE” megjithëse nuk kemi konteste ektnike.

E Kosova sot është gjashë vjet e pavarur dhe ka dy vite që ka nisur në rrugëtim të ri atë të të bërit konsensus dhe dialogu politik e kjo jo me një kundërshtar politik/idologjik të brendshëm por me një kundërshtarë të fortë që e ka dhunuar për më shumë se një shekull, Serbinë, së cilës sot i ka ofruar në mënyrën më të civilizuar dorën e bashkëpunimit dhe të paqes, dhe ja ka arritur me shumë mund por me kurajë dhe shpresë për të ardhmen. “Look ahead”-“Shih Përpara” është shprehja që na motivon të gjithëve dhe na përshtatet më së miri në Shqipëri, Kosovë dhe gjithë Ballkanin.