Rreth Nesh

“ALBANIAN POLICY CENTRE” (APC) është një Think Tank (qendër hulumtuese dhe për hartim dhe përgatitje të politikave e analizave politike e ekonomike), misioni i të cilës është të formulojë dhe promovojë politika të djathta/konservatore të cilat bazohen në çështjet të lirisë individuale, shtetit të së drejtës, sipërmarrjes së lirë, ekonomisë së zgjeruar të tregut, eleminim të barrierave, taksa sa më të ulëta për të ndihmuar rritjen ekonomike, reforma dhe transparencë, qeveri e vogël, sigurisë kombëtare dhe interesit kombëtar.

Misioni i APC është hartimi dhe promovimi i politikave në fushën politike, ekonomike dhe politikë të jashtme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Albanian Policy Centre është një think-tank (organizatë jo-fitim prurëse) e pavarurur, e krijuar në Tiranë në Dhjetor 2013 nga një grup profesionistësh, politologë, diplomatë, ekonomistë dhe akademikë të cilët kanë për qëllim përgatitjen e analizave serioze dhe të pavarura si dhe përgatitjen e politikave nëpërmjet udhërrëfyesve (policy papers) politik, ekonomik dhe të politikës së jashtme për cështjet e lartpërmendura.

Pesë shtyllat e “ALBANIAN POLICY CENTRE” (APC) janë:

1.    Qeverisja, Shteti i së drejtës, Politikat dhe Reformat;
2.    Siguria dhe Integrimi në Bashkimin Evropian;
3.    Ekonomia dhe Sipërmarrja e Lirë;
4.    Politika e Jashtme dhe Siguria Energjitike;
5.    Interesi Kombëtar.

Disa nga objektivat kryesore dhe politikat bazë që do të propozojë, hartojë dhe zbatojë APC me anë të projekteve janë:

Ekonomia e tregut dhe sipërmarrja e lirë, taksa të ulëta dhe privatizim të ekonomisë, gjithëcka bazuar në konceptin “laissez fair”; ndërhyrja sa më e vogël e shtetit në çështje të individit; një qeveri sa më e vogël dhe qeverisje sa më reformatore; shteti i së drejtës, respektimi kushtetutës dhe e drejta mbi pronën; marrëdhëniet ndërkombëtare, politika e jashtme e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor; çështjet e sigurisë dhe roli i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit; siguria kombëtare, shqiptarët në rajon, integrimi europian dhe anëtarësimi i shqiptarëve në Bashkimin Europian; interesi kombëtar shqiptar, ruajtja dhe mbrojtja e kulturës, trashëgimisë kombëtare dhe kthimi tek vlerat, etika dhe familja.

Albanian Policy Centre ka gjithashtu një Bord Këshillmor të përbërë nga disa figura të shquara të politikës, diplomacisë dhe akademisë në botë, personalitete të cilët janë marrë drejtpërdrejtë me politikën, ekonominë, politikën e jashtme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë apo Ballkanit Perëndimor dhe kanë fituar ekspertizën e duhur për të analizuar, këshilluar dhe për të dhënë opinione serioze mbi këto tema.

Albanian Policy Centre ka në përbërjen e saj edhe një forum “Associates Board” që përbëhet nga disa personalitete të reja shqiptare në botë që kanë kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në disa nga universitetet më prestigjioze të botës dhe kanë fituar emër e janë kthyer në ekselenca shqiptare në botë e që dëshirojnë të kontribuojnë nga larg, mbi zhvillimet politike, ekonomike, shkencore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan apo edhe profesionistë shqiptarë në botë që janë angazhuar dhe punojnë në organizata ndërkombëtare ose firma, korporata apo shoqëri private ose shtetërore e që shkëlqejnë me punën e tyre.